Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore mbi lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2026, duke pasqyruar lëvizje të dukshme demografike krahasuar me muajin paraprak, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas këtyre të dhënave administrative të siguruara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC), gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 556 lindje (brenda dhe jashtë vendit), prej të cilave 1 mijë e 378 janë meshkuj dhe 1 mijë e 178 femra. Krahasuar me muajin gusht, numri i lindjeve ka shënuar një rritje prej 2,2%.

Sa i përket rasteve të vdekjeve, statistikat tregojnë një rënie të ndjeshme prej 11,0% në raport me gushtin. Gjatë shtatorit janë regjistruar gjithsej 861 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku 462 prej tyre janë meshkuj dhe 399 femra.

Ndryshime drastike vërehen edhe te martesa dhe divorcet. Në muajin shtator 2026 janë kurorëzuar gjithsej 1 mijë e 215 çifte (brenda dhe jashtë Kosovës), që paraqet një rënie prej 37,5% krahasuar me muajin gusht.

Në anën tjetër, shifrat e shkurorëzimeve kanë shënuar një rritje alarmante. Vetëm brenda muajit shtator, në Kosovë janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve, shifër kjo që është për plot 55,7% më e lartë se në muajin gusht 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

“Unë nuk jam dobësia jote mam”, Edita shpërthen në lot pasi djali i dërgon dron në shtëpinë e BBVK 5

“Unë nuk jam dobësia jote mam”, Edita shpërthen në lot pasi djali i dërgon dron në shtëpinë e BBVK 5