Abdixhiku në Bruksel me mërgatën: Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar jashtë vendit

Abdixhiku në Bruksel me mërgatën: Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar jashtë vendit

Abdixhiku në Bruksel me mërgatën: Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar jashtë vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Bruksel, ku është takuar me bashkatdhetarë dhe bashkëveprimtarë të kësaj partie.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar pjesëmarrësit për pritjen dhe bisedat, duke thënë se në mesin e tyre është ndier si në shtëpi.

Ai ka vlerësuar kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit është shkruar nga shqiptarët që jetuan dhe vepruan larg atdheut.

“Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar në mërgatë, nga njerëz që ndërtuan jetën larg Kosovës dhe morën përsipër më shumë sesa u takonte për fatin e atdheut tonë. Edhe sot, mundi i tyre është vlerë e vendit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i LDK-së ka marrë pjesë edhe në Darkën e Lamës, të organizuar nga dega e kësaj partie në Beneluks.

Abdixhiku ka vlerësuar këtë traditë shqiptare, duke thënë se përmes saj bashkatdhetarët vazhdojnë ta ruajnë dhe ta përcjellin kulturën e tyre edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Të shtrosh sofrën për tjetrin është ndër zakonet më të bukura të popullit tonë. Sonte, në zemër të Evropës, bashkatdhetarët tanë e shtruan sofrën e Darkës së Lamës. Kështu e çojnë kulturën tonë përtej kufijve të Kosovës dhe e bëjnë pjesë të jetës së qyteteve ku jetojnë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet