Parlamenti Studentor i UPK’së, ka bërë thirrje për protestë gjithëstudentore të hënë nga ora 11:30.

Protesta është thirrur pas deklaratave të rektorit Arben Hajrullahu, duke theksuar se, deri me sot nuk ka pasur kërkimfalje e as tërheqje nga qëndrimet e shprehura.
‘’Njëkohësisht, bëjmë të qartë se nëse edhe pas protestës së të hënës nuk ka reflektim nga Rektori, do të shqyrtojmë mundësinë që bojkoti të shtrihet edhe në njësitë e tjera akademike të Universitetit të Prishtinës deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët’’, thuhet mes tjerash në njoftim
Burimi: Insajderi





