Pak kohë, shumë stil: Pesë ide grimi për një pamje perfekte

Pak kohë, shumë stil: Pesë ide grimi për një pamje perfekte

Pak kohë, shumë stil: Pesë ide grimi për një pamje perfekte

Të dukeni bukur dhe të kujdeseni për pamjen tuaj nuk do të thotë domosdoshmërisht të kaloni shumë kohë para pasqyrës çdo mëngjes. Sidomos gjatë ditëve të ngarkuara të javës, një grim i thjeshtë dhe i shpejtë mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për të pasur një pamje të kuruar.

Sponsor 3M Express

Këtë sezon, trendet e bukurisë sjellin disa ide praktike që kombinojnë elegancën, ngjyrat dhe shkëlqimin, pa kërkuar shumë përpjekje.

Më poshtë janë pesë trendet e grimit që mund t’i përfshini lehtësisht në rutinën tuaj të përditshme:

1. Shkëlqimi i viteve 2000

Tendencat e viteve 2000 po rikthehen fuqishëm edhe në botën e bukurisë. Nuancat pastel dhe produktet me shkëlqim janë ndër zgjedhjet që i japin fytyrës një pamje të freskët dhe të ndritshme.

2. Peneli i theksuar

Peneli mbetet një nga mënyrat më të thjeshta për t’i dhënë syve më shumë definicion. Një vijë e hollë dhe e mprehtë mund ta ndryshojë dukshëm pamjen, ndërsa për fillestarët rekomandohet përdorimi i një peneli me majë të hollë.

3. Buzët në nuanca të kuqe

Buzëkuqi i kuq është një zgjedhje klasike që nuk del lehtë nga moda. Ai mund ta bëjë edhe grimin më minimalist të duket elegant dhe tërheqës, pa pasur nevojë për shumë produkte të tjera.

4. Qerpikë dhe vetulla të kuruara

Qerpikët e theksuar dhe vetullat e rregulluara janë një tjetër trend që ndihmon në krijimin e një pamjeje të pastër dhe natyrale. Kujdesi për to dhe përdorimi i produkteve të përshtatshme mund të bëjnë diferencën në grimin e përditshëm.

5. Buzë të buta dhe të hidratuara

Me ardhjen e ditëve të ftohta, buzët kanë tendencë të thahen dhe të plasariten. Përdorimi i përditshëm i buzëkuqëve me pigment të fortë mund të mos jetë gjithmonë zgjidhja më e mirë. Në këtë periudhë rekomandohen balsamët hidratues për buzë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e butësisë dhe lagështisë.

Këto pesë ide dëshmojnë se një pamje e bukur nuk kërkon domosdoshmërisht shumë kohë. Me disa produkte bazike dhe pak kujdes, mund të krijoni një grim të përshtatshëm për çdo ditë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për Erion Veliaj

Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për Erion Veliaj

Pak kohë, shumë stil: Pesë ide grimi për një pamje perfekte | Momenti