Padi kundër Google, prindërit pretendojnë se vajza 13-vjeçare përdori Al për të planifikuar vetëvrasjen

Prindërit e një vajze 13-vjeçare kanë ngritur një padi kundër gjigantit teknologjik Google, duke pretenduar se vajza e tyre përdori funksionet e Al në motorin e kërkimit të kompanisë për të planifikuar një vetëvrasje të mundshme dhe funeralin e saj.

Sponsor 3M Express

Padia u depozitua më 2 nëntor në një gjykatë në Kaliforni të SHBA-së dhe konsiderohet si rasti i parë që akuzon Google për neglizhencë lidhur me funksionet e kërkimit të mbështetura nga Al, të përdorura përmes kompjuterëve Chromebook të shpërndarë nga shkollat.

Vajza, e identifikuar në dokumentet gjyqësore me emrin Emma, nuk kishte akses në aplikacionin Gemini të Google apo në ChatGPT të OpenAI, pasi të dyja platformat ishin bllokuar nga shkolla.

Megjithatë, ajo mund të përdorte motorin e kërkimit të Google, i cili përfshin edhe funksione të Al.

Sipas padisë, vajza nuk kishte pasur më parë probleme të njohura, por brenda disa muajsh nga përdorimi i motorit të kërkimit, gjendja e saj psikologjike u përkeqësua ndjeshëm.

Ngjarja u zbulua më 17 mars, kur sistemi i monitorimit të shkollës sinjalizoi një dokument të krijuar nga vajza me titullin “Funeral”.

Prindërit u njoftuan nga shkolla, ndërsa nëna e saj zbuloi më vonë se Emma kishte nisur të shkruante një letër lamtumire.

Babai ndërhyri për ta ndihmuar.

Avokati i familjes, Andrew Liddell, tha se shkollat duhet të çaktivizojnë funksionet e kërkimit të Google derisa kompania të heqë modalitetin e Al ose të garantojë sigurinë e nxënësve gjatë përdorimit të tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

Padi kundër Google, prindërit pretendojnë se vajza 13-vjeçare përdori Al për të planifikuar vetëvrasjen | Momenti