Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, ka takuar Gjeneralmajorin Stephen Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, në Camp Film City në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të KFOR-it, ku thuhet se takimi u zhvillua gjatë ditës së sotme dhe shërbeu për të diskutuar kontributin e shteteve që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it, si dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe zhvillimit në Kosovë.
Në njoftim, KFOR-i ka ritheksuar se mbetet garantues i stabilitetit, duke vazhduar përmbushjen e mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë akterët përkatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




