Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të hënën një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, të ardhmen e Kosovës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka vlerësuar rëndësinë e Francës si partnere strategjike dhe aleate të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
Përmes një postimi, ajo ka theksuar se partneriteti me Francën mbetet i rëndësishëm për Kosovën.
“Franca është një partner strategjik dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.
Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjet konkrete të diskutuara gjatë takimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




