Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka shpërndarë kartelat për subvencionimin e transportit urban për personelin e Brigadës së Zjarrfikësve, të cilët tash e tutje do të përfitojnë transport falas.

Sipas njoftimit të komunës, ky subvencionim bëhet në kuadër të programit për mbështetjen e kategorive të ndryshme të qytetarëve.
Përfitues të këtij programi janë edhe personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre, pensionistët, personat me nevoja të veçanta, pjesëtarët e Policisë dhe Ushtrisë, punëtorët e arsimit, shërbyesit civilë, nxënësit dhe studentët.
Kryetari Totaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për personat që kontribuojnë në shërbim të qytetit dhe kategoritë që kanë nevojë për përkrahje.
“Mirënjohje për ata që i shërbejnë qytetit dhe kujdes për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje. Transporti publik duhet të jetë i qasshëm për të gjithë”, ka deklaruar Totaj. /Telegrafi/




