Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Sadete Zhitia, motra e Afrim Zhitisë, ka folur për jetën dhe personalitetin e tij, në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

E ftuar në Five në TV Dukagjini, ajo ka thënë se kujtimi për heronjtë nuk duhet të përqendrohet vetëm te akti i rënies së tyre, por edhe te jeta, rruga dhe idealet që i kanë përcjellë deri në atë moment.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, kujtimi dhe nderimi për heronjtë duhet të shërbejnë edhe si reflektim për atë se çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet në të ardhmen për t’i nderuar me dinjitet.

“Kur i kujtojmë heronjtë, zakonisht flasim vetëm për aktin sublim të rënies së tyre. Por mendoj që shumë më me vlerë dhe rëndësi është të flasim se si shkuan ata, si ishte rruga dhe jeta e tyre deri te ai akt i dhimbshëm, por edhe i rëndësishëm. Andaj, dua të them që kur i kujtojmë heronjtë, reflektojmë shumë se çfarë bëmë dhe si jemi sot. Mendoj që kujtimi dhe nderimi për heronjtë e kanë këtë porosi: çfarë të bëjmë në të ardhmen, në të sotmen, që t’i kujtojmë me dinjitet”, ka deklaruar Zhitia.

Ajo ka thënë se Fahri Fazliun nuk e kishte njohur personalisht, ndërsa Afrim Zhitisë ia kujton edhe anën njerëzore, duke e përshkruar si person të ndjeshëm, që e donte familjen dhe miqtë.

Zhitia ka veçuar edhe qëndrimin e të vëllait për pozitën e gruas shqiptare në atë kohë, duke thënë se ai e shihte luftën për liri përtej largimit të armikut.

“Fahriun nuk e kam njohur, e njoha vetëm si hero. Kurse Afrimin e kam njohur si njeri dhe ai njeri që ishte atëherë, mendoj që ia vlen t’u them njerëzve sot se, ndër të tjera, ishte ai djalë i ndjeshëm që e donte familjen dhe miqtë. Mbi të gjitha, në këtë situatë të rëndë, dua të them se thoshte: ‘Gruaja është shtylla e shtëpisë, por shtëpia e shqiptarit është shumë e rëndë’. Dhe një nga çështjet kryesore të asaj kohe ka qenë gjendja e gruas shqiptare. Luftën për liri nuk e shihte vetëm si shporrje të armikut, por e shihte si realizim të njeriut, që mund të jetojë i lirë dhe me dinjitet”, ka thënë ajo.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Nxehen keq Nichi dhe Akili, përplasen me njëri-tjetrin

Nxehen keq Nichi dhe Akili, përplasen me njëri-tjetrin

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Një muaj paraburgim për babanë e 27-vjeçarit

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Një muaj paraburgim për babanë e 27-vjeçarit

Porsche synon të rrisë fitimet me modele ekskluzive – disa do të kushtojnë deri në 15 milionë dollarë

Porsche synon të rrisë fitimet me modele ekskluzive – disa do të kushtojnë deri në 15 milionë dollarë

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet | Momenti