Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale

Protesta në kërkim të drejtësisë dhe llogaridhënies institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka hyrë në ditën e gjashtë, në Prishtinë, me protestuesit që po kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti.

Sponsor 3M Express

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është trajtimi i femicidit si urgjencë kombëtare, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Ata kërkojnë llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë, Policia e Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale, në rast se konstatohet se zyrtarët përkatës nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë sigurimin e banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe krijimin e mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave që janë në rrezik.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj nxiti reagime të shumta publike dhe kërkesa për hetimin e përgjegjësisë institucionale.

Lidhur me këtë rast, Kuvendi i Kosovës ka themeluar edhe një komision hetimor parlamentar, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nxehen keq Nichi dhe Akili, përplasen me njëri-tjetrin

Nxehen keq Nichi dhe Akili, përplasen me njëri-tjetrin

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Një muaj paraburgim për babanë e 27-vjeçarit

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Një muaj paraburgim për babanë e 27-vjeçarit

Porsche synon të rrisë fitimet me modele ekskluzive – disa do të kushtojnë deri në 15 milionë dollarë

Porsche synon të rrisë fitimet me modele ekskluzive – disa do të kushtojnë deri në 15 milionë dollarë

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale | Momenti