“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka reaguar sërish lidhur me përvojën e dhimbshme nga e kaluara e saj, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare.

Sponsor 3M Express

Reagimi i saj vjen në kohën kur në rrjet po diskutohet edhe për Jona Krasniqin e Big Brother VIP Kosova 5 dhe grupin e saj, me të cilin lidhet edhe përvoja që Doresa ka vendosur ta ndajë me publikun.

Ajo ka publikuar një video, përmes së cilës ka rrëfyer se para nëntë vitesh nuk do ta kishte pasur guximin të fliste kaq hapur për atë që kishte përjetuar, e aq më pak ta publikonte një video të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

Doresa tregoi se gjatë asaj periudhe ishte përballur me përpjekje për t’ia shkatërruar gjithçka që kishte në jetë, ndonëse pranoi se kishte arritur deri në një pikë kur nuk dëshironte më të jetonte.

Megjithatë, sot ajo thotë se është më e fortë dhe nuk do të lejojë më askënd ta trajtojë në atë mënyrë.

Në mesazhin e saj, influencerja u bëri thirrje të gjithë atyre që përballen me bullizëm të mos heshtin, të qëndrojnë të fortë dhe ta ngrenë zërin kundër kësaj dukurie.

Ajo theksoi se dëshiron ta shfrytëzojë audiencën që ka ndërtuar ndër vite për të mbështetur të gjithë personat që kanë qenë viktima të bullizmit.

“Sot e kam këtë ndikim që dikur dikush gjithmonë tentonte të ma merrte. Sot dua të angazhohem në emër të të gjitha viktimave të bullizmit”, tha mes tjerash.

Doresa e mbylli reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që përjetojnë situata të tilla, duke u kërkuar të mos lejojnë askënd t’ua cenojë vetëbesimin dhe dinjitetin. /Telegrafi/

Lexo edhe

SINJALI 24 | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, grabitje në bankë dhe arrestim për rastin e mbi 100 armëve

SINJALI 24 | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, grabitje në bankë dhe arrestim për rastin e mbi 100 armëve

Tahiri akuzon Qeverinë për nepotizëm: Meritokracia u zëvendësua me militantizëm partiak

Tahiri akuzon Qeverinë për nepotizëm: Meritokracia u zëvendësua me militantizëm partiak

Tusk kërkon takim me presidentin për të ulur tensionet rreth krizës në Gjykatën Kushtetuese

Tusk kërkon takim me presidentin për të ulur tensionet rreth krizës në Gjykatën Kushtetuese