Macron uron Presidenten Shiroka-Pula, shpreh mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Macron uron Presidenten Shiroka-Pula, shpreh mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Macron uron Presidenten Shiroka-Pula, shpreh mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Sponsor 3M Express

Në letrën e tij, Macron i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të kontribuojë në rifillimin e përparimit në fushat që ndikojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidenti francez ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në muajin mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Macron ka shprehur gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.

Një pjesë të letrës së tij, presidenti francez ia ka kushtuar edhe dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai ka riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si proces për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Macron uron Presidenten Shiroka-Pula, shpreh mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi | Momenti