SINJALI 24 | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, grabitje në bankë dhe arrestim për rastin e mbi 100 armëve

SINJALI 24 | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, grabitje në bankë dhe arrestim për rastin e mbi 100 armëve

SINJALI 24 | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, grabitje në bankë dhe arrestim për rastin e mbi 100 armëve

Nga operacioni kundër një grupi të dyshuar ndërkombëtar të drogës te grabitja e një dege të BPB-së në Prishtinë, këto janë ngjarjet kryesore që raportoi Gazeta Sinjali në 24 orët e fundit.

Sponsor 3M Express

Mbi 37 kilogramë heroinë dhe pesë të arrestuar
Në operacionin kundër një grupi të dyshuar ndërkombëtar të drogës u sekuestruan mbi 37 kilogramë heroinë, me vlerë të vlerësuar rreth 550 mijë euro. Sinjali raportoi ekskluzivisht emrat e pesë të arrestuarve.

Raportoi vjedhjen e mbi 100 armëve, dyshohet se i shiti vetë
Valon Curri, pronari i “Tactical” në Gjakovë, u arrestua nën dyshimin se kishte inskenuar vjedhjen që vetë e kishte raportuar në Polici. Hetuesit dyshojnë se armët i kishte shitur vetë.

Grabitje në BPB në mes të ditës
Një person dyshohet se ia drejtoi pistoletën një punonjëseje të bankës në Prishtinë, mori paratë dhe u largua.

Dosja e mashtrimeve me ‘call center’
Tre persona u arrestuan, ndërsa një i dyshuar i katërt dyshohet se ndodhet në Suedi. Në kuadër të operacionit u sekuestruan 24 kompjuterë dhe katër vetura.

Grabitja e një shtetaseje braziliane në Pejë
Sinjali raportoi identitetin e tre të dyshuarve dhe detaje nga hetimet. Dyshohet se ata i ndanë paratë pas grabitjes dhe se njëri bleu një varëse “Pandora”. Hetimet zbuluan gjithashtu 265 euro dhe telefonin e dëmtuar të viktimës.

Dy raste që përfshijnë fëmijë
Në “Prishtina Mall”, një burrë dyshohet se goditi një 7-vjeçar në këndin e lojërave. Rasti u dokumentua nga kamerat e sigurisë. Në Pejë, një 13-vjeçare denoncoi babanë për ngacmim seksual. Ai u arrestua.

Denoncime për dhunë dhe kërcënime në familje
Në Prishtinë, një grua denoncoi bashkëshortin për presion psikologjik dhe kanosje përmes telefonit. Ai u dërgua në mbajtje. Në Vushtrri, një grua raportoi se bashkëshorti e kishte kërcënuar me vrasje. Policia gjeti 30 fishekë gjatë kontrollit të banesës, ndërsa gruaja u strehua në një vend të sigurt. Në Ferizaj, një 38-vjeçar u ndalua pasi dyshohet se goditi babanë në fytyrë dhe kërcënoi nënën.

Tentuan t’i iknin Policisë në Ferizaj
Në parkingun e “Hib Petrol”, shoferi u mbyll në veturë. Zyrtarët policorë thyen xhamat për të ndërhyrë dhe gjetën marihuanë.

Një 53-vjeçar vdiq në Suharekë, një 65-vjeçare u dërgua në QKUK
Një 53-vjeçar nga Istogu vdiq papritur në Suharekë pasi kishte dalë në pushim me kolegët. Trupi u dërgua për autopsi. Në një rast tjetër, në Dragash, një 65-vjeçare u dërgua në QKUK pasi bashkëshorti ndërhyri për t’i dhënë ndihmë.

SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Kos: Bllokadat institucionale penguan reformat evropiane në Kosovë

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Kos: Kosova e përkushtuar në proceset integruese, në zbatimin e reformave ndikoi bllokada politike

Kos: Kosova e përkushtuar në proceset integruese, në zbatimin e reformave ndikoi bllokada politike