Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.
Siç bën të ditur Presidenca, në letrën e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të kontribuojë në rifillimin e përparimit në fushat që ndikojnë në perspektivën evropiane të Kosovës, njofton Dukagjini.

Macron ka rikujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Ai ka vlerësuar gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.
Në letrën e tij, Macron ka theksuar edhe rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Burimi: Dukagjini




