Nora Kaliqi: Është zbehur vija që ndan gazetarin nga influenceri

Nora Kaliqi: Është zbehur vija që ndan gazetarin nga influenceri

Nora Kaliqi: Është zbehur vija që ndan gazetarin nga influenceri

Kryeredaktorja e Televizionit të Maqedonisë së Veriut, Nora Kaliqi, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për përvojën e saj në media, inteligjencën artificiale dhe Këshillin për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).

Sponsor 3M Express

Kaliqi tha se ka gati 25 vite përvojë pune në servisin publik të Maqedonisë së Veriut, ku ka kaluar në disa sfera të ndryshme.

“Kam kaluar gati 25 vite në Radio Televizionin e Maqedonisë, kam filluar prej pjesës administrative, në pjesën e drejtorisë e më pas në program. I njoh të gjitha qelizat e televizionit shtetëror. Nuk dua të them se jam e gjithëdijshme, por çdo pozitë ka përgjegjësinë e vetë dhe përgjegjësia më e madhe është kur duhet ta ndryshosh sistemin e funksionimit në mesin e kolegëve që e kam kaluar një të katërtën e jetës bashkë”.

“Në RTVM jemi në periudhë transformimi, e dijmë se në çdo raport të Komisionit Evropian përmenden reformat në servisin publik. Dhe pikërisht kur bëhen këto reforma unë kam marrë një përgjegjësi të tillë”, tha Nora Kaliqi.

E pyetëm nëse gazetari mund të bëhet edhe influencer, ajo tha se është zbehur shumë vija që ndan gazetarin dhe influencerin.

“Duhet t’i ndajmë atë që krijon opinion publik dhe ai që krijon përmbajtje. Një gazetari nuk i përfundon puna kur e publikon deklaratën e një ministri të caktuar, por aty i fillon. Ndërsa një influencer është i destinuar për të sjellë shikime dhe klikime. Është zbehur vija në mes asaj se kush është gazetar dhe kush është influencer”, tha Kaliqi.

Në lidhje me Këshillin për Etikë në Media, ajo tha se mundohen që të edukojnë qytetarët në lidhje me mediat, duke shtuar se bëjnë punë të pavarur.

“KEMM është organizatë joqeveritare dhe ne funksionojmë në bazë të donacioneve. Mundohemi të japim kontribut dhe t’i informojmë qytetarët se ekziston trup ku mund të ankohen”.

“Inteligjencën artificiale duhet ta pranojmë se është pjesë e jetës tonë, por jo ta keqpërdorim. Neve si gazetarë na shërben për të gjetur informacione dhe grumbullimin e tyre. Edhe me KEMM-in jemi munduar që redaksitë të kenë verifikues të fakteve”, tha Nora Kaliqi./Telegrafi/

Lexo edhe

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh