Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar sot në Athinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Konjufca ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke vënë theksin te dialogu politik dhe forcimi i lidhjeve ekonomike.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

“Përkrahja që Greqia dha për liberalizimin e vizave për Kosovën është ndër hapat që i kanë dhënë vlerë të drejtpërdrejtë bashkëpunimit mes dy vendeve tona. E çmojmë këtë përkrahje dhe duam që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Greqisë të marrë edhe më shumë hov përmes dialogut politik më të rregullt e lidhjeve më të forta ekonomike”.

Konjufca ka theksuar gjithashtu se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe fqinjësinë e mirë në rajon.

Ai ka bërë të ditur se i ka drejtuar ftesë homologut grek, George Gerapetritis, që takimin e ardhshëm ta zhvillojnë në Kosovë.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon. Këtë bindje e ndava me ministrin Gerapetritis, bashkë me ftesën që bisedën e rradhës ta vazhdojmë në Kosovë”./Klankosova.tv

Lexo edhe

Hasnije Ilazi propozohet ambasadore në Kroaci, zëvendëson Martin Berishajn

Hasnije Ilazi propozohet ambasadore në Kroaci, zëvendëson Martin Berishajn

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Raporti i KE-së para deputetëve, Rokas: Hapi i ardhshëm janë ndryshimet kushtetuese

Raporti i KE-së para deputetëve, Rokas: Hapi i ardhshëm janë ndryshimet kushtetuese