Rrëfimi i Kate Middleton në dokumentarin për përvojën e saj me kancerin, bisedë prekëse me të vëllanë (VIDEO)

Në trailerin e dokumentarit “Heal” të Kate Middleton, princesha e Uellsit ndan një bisedë emocionuese me vëllanë e saj më të vogël, James Middleton.

Sponsor 3M Express

Në një sekuencë të dokumentarit, ata shihen duke biseduar teksa ecin në mal.

James e pyet: “A nuk është traditë të godasësh këmbanën kur largohesh nga Royal Marsden?”

Kate i përgjigjet: “Po, por unë nuk e godita këmbanën”.

I emocionuar, James i thotë: “Atëherë, ndoshta kjo është këmbana jote”, duke iu referuar ngjitjes së tri majave më të larta në Mbretërinë e Bashkuar.

Dyshja kishin folur për këtë ngjitje dy vjet më parë, në kohën kur Kate ishte diagnostikuar me kancer.

“Para dy vjetësh të thashë se do ta ngjisnim këtë mal së bashku”, i kishte thënë James.

Më pas, ai u shpreh se ishte jashtëzakonisht krenar me motrën e tij.

“Jam jashtëzakonisht krenar për motrën time të dashur”, tha James. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Thellohet përçarja në LDK-në e Obiliqit, Dega del kundër vendimit të Abdixhikut për emërimin e Koordinatorit

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh