Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Një kopje e lojës legjendare “Super Mario Bros.”, e publikuar në vitin 1985 për konsolën Nintendo Entertainment System (NES), është shitur për 96,875 dollarë në një ankand të organizuar nga Heritage Auctions.

Sponsor 3M Express

Shtëpia e ankandeve bëri të ditur se shitja u realizua gjatë ankandit të dedikuar për videolojërat, të mbajtur më 20 dhe 21 nëntor. Kopja në fjalë ishte vlerësuar me notën 9.0 nga PSA dhe i përkiste një serie të hershme prodhimi, me ngjitëse mat në paketim.

Sipas Heritage Auctions, kjo shitje vendosi rekord për çmimin më të lartë të paguar për një kopje të serisë së parë të prodhimit të “Super Mario Bros.”, si dhe për një videolojë të shitur në gjendje “complete-in-box”, transmeton Telegrafi.

Ky term nënkupton se kutia është hapur dhe loja është përdorur, por paketa vazhdon t’i përmbajë të gjitha elementet origjinale që përfshiheshin në shitjen me pakicë, përfshirë kasetën e lojës, manualin dhe materialet e tjera shoqëruese.

Ankandi përfshiu edhe një kopje tjetër të “Super Mario Bros.”, të pavulosur dhe me ngjitëse me shkëlqim, që i përkiste serisë së dytë të prodhimit. Kjo kopje ishte vlerësuar me notën 8.5 nga PSA dhe u shit për 131,250 dollarë.

“Është emocionuese të shohësh se kërkesa e koleksionistëve për këta tituj jashtëzakonisht të rrallë të hershëm për NES vazhdon të rritet”, deklaroi Evan Masingill, drejtor i pranimit të artikujve për ankand në departamentin e videolojërave të Heritage Auctions.

Ai theksoi se rëndësia e “Super Mario Bros.” për historinë e videolojërave në konsolat shtëpiake është e pamohueshme dhe se koleksionistët e vlerësojnë gjithnjë e më shumë vendin që zë kjo lojë në historinë e industrisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video