Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë

Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë

Ngjarje e rëndë në Nigeri, 24 persona humbin jetën gjatë udhëtimit me varkë

Një varkë që transportonte njerëz për në një funeral është përmbysur në Nigerinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 24 personave, njoftuan të shtunën shërbimet e emergjencës.

Sponsor 3M Express

Varka po transportonte pasagjerë nga një komunitet në një tjetër për një ceremoni varrimi, kur u mbyt të premten në shtetin Bayelsa, në rajonin jugor të vendit, deklaroi në një njoftim Manzo Ezeki, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave në Nigeri, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, pa specifikuar se sa persona rezultojnë të zhdukur.

Zëdhënësi i policisë, Musa Mohammed, tha të premten se 24 persona të tjerë janë shpëtuar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa pasagjerë mendohet të kenë qenë në bord.

Sipas Mohammed-it, raportet paraprake sugjerojnë se varka ka pësuar një defekt mekanik.

Pasagjerët i kërkuan drejtuesit të varkës ta orientonte atë drejt bregut, por ai dyshohet se nuk pranoi. Më pas, drejtuesi i varkës raportohet se është larguar nga vendngjarja, ndërsa menaxheri i varkës është vënë nën arrest.

Lexo edhe

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet