Nga Serbia me traktorë e rrugë malore, kapen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në Ranillug

Nga Serbia me traktorë e rrugë malore, kapen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në Ranillug

Nga Serbia me traktorë e rrugë malore, kapen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në Ranillug

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut, ku janë sekuestruar mallra me vlerë paraprake mbi 10 mijë euro.

Sponsor 3M Express

Aksioni është zhvilluar më 5 nëntor, në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, pas informacioneve operative për dyshime mbi kontrabandim të mallrave nga Serbia.

Gjatë operacionit, njësitet policore kanë vendosur dy prita dhe kanë arritur të ndalojnë tre traktorë të tipit “Rakovica”, me rimorkio të improvizuara dhe pa targa regjistrimi. Mjetet dyshohet se kishin hyrë ilegalisht nga Serbia, përmes rrugëve malore dhe alternative, në drejtim të fshatit Korminjan.

Me këtë rast janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar, të nacionalitetit serb dhe shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kontrabandimin e mallrave.

Gjatë kontrollit të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 144 arka me birra të markave “Heineken”, “Tuborg” dhe “Zaječarsko”, 250 kilogramë mish i bluar, dy thasë me suxhuk, 324 pula të gjalla, dy printerë profesionalë, shtatë pajisje të rrjetit “MikroTik” dhe gjashtë monitorë kompjuteri 24 inç.

Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet paraprakisht të jetë mbi 10 mijë euro, ndërsa vlera përfundimtare do të përcaktohet pas vlerësimit nga autoritetet kompetente.

Në kuadër të operacionit janë ndaluar edhe tre traktorët dhe rimorkiot që dyshohet se janë përdorur për transportimin e mallrave.

Dogana dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Ukraina godet industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit

Ukraina godet industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit