Carrick mesazh tifozëve të Unitedit: Përmirësimi nuk vjen brenda natës

Carrick mesazh tifozëve të Unitedit: Përmirësimi nuk vjen brenda natës

Carrick mesazh tifozëve të Unitedit: Përmirësimi nuk vjen brenda natës

Fitorja dramatike ndaj Romës ka sjellë optimizëm në kampin e “Djajve të Kuq”, por Carrick ka paralajmëruar se një triumf i vetëm nuk nënkupton se problemet e skuadrës janë zgjidhur.

Manchester United vazhdon të ketë vështirësi në kampionat, ku nuk ka arritur të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit të Premier League. Për më tepër, skuadra angleze ka një bilanc të barabartë golash, me tetë të shënuar dhe tetë të pranuar.

Sponsor 3M Express

Duke folur para sfidës me Aston Villan, Carrick ka kërkuar që përmirësimet të vlerësohen me realizëm dhe skuadrës t’i jepet koha e nevojshme.

“Duhet të ndërtojmë gradualisht, të jemi realistë dhe t’i shohim gjërat në perspektivën e duhur. Gjithçka nuk mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë”, ka deklaruar Carrick.

Ai është ndalur edhe te paraqitja ndaj Romës, duke pranuar se skuadra ka ende aspekte që duhet t’i përmirësojë.

“Kur e rishikon ndeshjen me Romën, pjesa e parë nuk ishte edhe aq e keqe. Kishte momente kur mbetëm të pambrojtur dhe këto janë gjëra që duhet t’i korrigjojmë. Pjesa e parë ndaj Chelseat ishte shumë e mirë. Pa dyshim, po shfaqim shenja përmirësimi dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Carrick ka shtuar se skuadra nuk duhet të rrëmbehet nga entuziazmi pas fitores së fundit, por ta shfrytëzojë atë si pikënisje për rezultate më të mira.

“Ishte një reagim pozitiv, por nuk duhet të rrëmbehemi nga entuziazmi. E di se për çfarë janë të aftë lojtarët e mi, thjesht nuk e kemi dëshmuar këtë mjaftueshëm kohët e fundit. Futbollistët janë duke u stërvitur shumë mirë”, u shpreh trajneri anglez.

Manchester United ka dominuar historikisht përballjet me Aston Villan në Premier League, duke regjistruar 42 fitore dhe vetëm gjashtë humbje në takimet mes tyre.

Carrick shpreson që skuadra e tij ta shfrytëzojë këtë përballje për të marrë tri pikët e shumëpritura dhe për të nisur një seri pozitive në kampionat.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë”-Zyrtarja e ministrisë egzaltohet nga veprimi i Kurtit

“Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë”-Zyrtarja e ministrisë egzaltohet nga veprimi i Kurtit

Rolando Maran publikon listën e Shqipërisë, një debutues në mesin e 27 futbollistëve

Rolando Maran publikon listën e Shqipërisë, një debutues në mesin e 27 futbollistëve

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër