Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet A.I., nën dyshimin e bazuar se ka kanosur një gazetare.

Sponsor 3M Express

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari A.I. ka kanosur gazetaren D.I., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të saj, raporton Klankosova.tv.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria tha se janë intervistuar e dëmtuara D.I. dhe i dyshuari A.I., me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur pranë gjykatës kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, u tha në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes. /Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, Policia publikon fotot e të akuzuarit – kërkon ndihmë për ta gjetur para seancës së 10 nëntorit

LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, Policia publikon fotot e të akuzuarit – kërkon ndihmë për ta gjetur para seancës së 10 nëntorit

Tragjedi në Francë, autobusi shkollor përfundon në kanal – dyshohet për dy fëmijë të vdekur

Tragjedi në Francë, autobusi shkollor përfundon në kanal – dyshohet për dy fëmijë të vdekur

Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti

Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti