Nexhat Shala zgjidhet për herë të dytë në Këshillin e Qytetit të Nova Goricës në Slloveni

Nexhat Shala zgjidhet për herë të dytë në Këshillin e Qytetit të Nova Goricës në Slloveni

Nexhat Shala zgjidhet për herë të dytë në Këshillin e Qytetit të Nova Goricës në Slloveni

Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë përgëzon z. Nexhat Shala dhe znj. Vera Haliti për zgjedhjen e tyre anëtarë të Këshillit të Qytetit të Nova Goricës dhe Këshillit të Qytetit të Celjes, në kuadër të zgjedhjeve lokale në Republikën e Sllovenisë, të mbajtura më 15 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Nexhat Shala është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Këshillit të Qytetit të Nova Goricës, si përfaqësues i listës Goriška.si, ndërsa znj. Vera Haliti është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Celjes, si përfaqësuese e listës Lista Matije Kovača in skupnost.

Ambasada e vlerëson këtë rezultat si dëshmi të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve me prejardhje shqiptare në jetën publike dhe institucionale të Republikës së Sllovenisë.

Përfaqësimi në institucionet vendore përbën një dimension të rëndësishëm të integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë mike sllovene, duke mundësuar pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse dhe kontribut të drejtpërdrejtë në jetën shoqërore.

Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të kultivuar dhe thelluar bashkëpunimin me institucionet lokale dhe qendrore të Sllovenisë, në funksion të avancimit të integrimit, përfaqësimit dhe forcimit të lidhjeve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Ambasada u uron z. Shala dhe znj. Haliti suksese në ushtrimin e mandateve të tyre dhe në përmbushjen e përgjegjësive në shërbim të qytetarëve./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja