Neuer tejkalon Messin në Ligën e Kampionëve, vetëm Ronaldo dhe Casillas janë përpara tij

Neuer tejkalon Messin në Ligën e Kampionëve, vetëm Ronaldo dhe Casillas janë përpara tij

Neuer tejkalon Messin në Ligën e Kampionëve, vetëm Ronaldo dhe Casillas janë përpara tij

Manuel Neuer ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar Lionel Messin dhe Thomas Müllerin në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje në këtë garë.

Sponsor 3M Express

Portieri i Bayern Munichut regjistroi paraqitjen e tij të 164-t në Champions League në ndeshjen ndaj Atlético Madridit, duke lënë pas Messin dhe Müllerin, të cilët kanë nga 163 ndeshje.

Në listën e të gjitha kohërave, Neuer tani renditet i treti, pas Cristiano Ronaldos, i cili ka 183 paraqitje, dhe Iker Casillasit me 177.

Neuer është gjithashtu futbollisti gjerman me më së shumti paraqitje në historinë e Ligës së Kampionëve. Ai debutoi në këtë garë me Schalke 04, me të cilën arriti deri në gjysmëfinale në vitin 2011.

Po atë vit, portieri iu bashkua Bayern Munichut, me të cilin ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, në vitet 2013 dhe 2020.

Neuer tani është vetëm 13 ndeshje larg barazimit të rekordit të Iker Casillasit. Pas tij në renditjen historike gjenden edhe emra të njohur si Karim Benzema, Toni Kroos dhe Xavi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Del rezultati i parë i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Del rezultati i parë i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?

Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?