“Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO)

“Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO)

“Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO)

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për emërimet nëpër institucione dhe ambasada, të njerëzve të lidhur me partinë në pushtet, apo të familjarëve të tyre.

Sponsor 3M Express

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se pikërisht VV-ja ka kundërshtuar praktikat e tilla, derisa sot sipas saj, po ndodh krejtësisht e kundërta.

“VV-ja ka ardhur në pushtet me flamurin që nuk ka nepotizëm, nuk ka korrupsion. Kontratat njëburimore janë korruptive. Edhe nepotizmi është korrupsion. Nuk po amnistojë asgjë nga e kaluara. Por, përpara ka qenë komplet kontekst tjetër. Nga 2008-ta e deri më tash, a e din sa studenti ka dalë…dhe ti sot një çikë të re, që ende 1 vit nuk i ka bë në ministri…po e çon një çikë të re për ta bërë njeriun e dytë në ambasadë. Derisa, ti ke plot në rend që kanë bagazh.”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se veprime të tilla ndikojnë te të rinjtë që shkollohen e presin të punësohen në institucione mbi baza meritore.  

“Kjo është kur t’ia prenë ëndrrat secilit të ri, që nuk e ka ministrin dajë, apo familjar. Familjarët sot i ke nëpër ministr, institucione dhe ambasada.”, ka deklaruar Hoxha. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

“Nepotizmi i VV-së”, Hoxha: Familjarët sot i ke nëpër ministri, institucione e ambasada (VIDEO) | Momenti