Roma ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Alejandro Balde, në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi 23-vjeçar po kalon një sezon të vështirë në skuadrën katalunase, pasi nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick nuk po arrin të fitojë hapësirën e dëshiruar në fushë.
Sipas raportimeve nga Italia, të përcjella nga “Esport3”, Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje.
Megjithatë, Barcelona preferon shitjen e përhershme të lojtarit dhe raportohet se kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij. Për Balden interesim kanë shprehur edhe Manchester United dhe Chelsea.
Një tjetër mundësi është që Barcelona ta përfshijë mbrojtësin në një marrëveshje të mundshme për transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi.
Ndërkohë, Flick ka folur edhe për situatën e Baldes, duke thënë se mungesa e minutave mund të ndikojë në vetëbesimin e tij, por ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar që të rikthehet në formën e duhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




