Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjashtë shtetas të Turqisë, të moshës 22 deri në 25 vjeç, janë arrestuar nga policia në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, për shkak të qëndrimit të parregulluar në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimet janë kryer më 25 nëntor, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 12:00, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.
“Më 25.11.2026, në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup, duke vepruar në përputhje me planin e shërbimit për lajmërim-çlajmërim për muajin nëntor, i arrestuan F. (22), M.S. (22), S.T. (25), T.J.E. (23), S.B.S. (25) dhe M.Ç. (22), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak të qëndrimit të parregulluar në shtet”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sponsor 3M Express

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup | Momenti