Ka ndërruar jetë në moshë të re Dren Aga, anëtar i tifogrupit “Arpagjik’t” të Prizrenit.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga tifogrupi “Arpagjik’t”, i cili përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e njërit prej anëtarëve të tij.
Në mesazhin e lamtumirës, tifogrupi ka kujtuar lidhjen e veçantë që Dreni kishte me klubin e basketbollit KB Bashkimi, ku kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës, duke ndjekur gjurmët e babait të tij të ndjerë, trajnerit të mirënjohur Dervish Aga.
Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në Prizren. Falja e namazit të xhenazes do të bëhet në Xhaminë e Dragomanit, pas namazit të ikindisë, në orën 13:55, ndërsa varrimi do të kryhet në Varrezat e Reja të Qytetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





