Nata e evropianëve në NBA – Wemby, Luka dhe Jokić me arritje individuale udhëheqin skuadrat drejt fitoreve

Nata e evropianëve në NBA – Wemby, Luka dhe Jokić me arritje individuale udhëheqin skuadrat drejt fitoreve

Nata e evropianëve në NBA – Wemby, Luka dhe Jokić me arritje individuale udhëheqin skuadrat drejt fitoreve

Mbrëmja e së mërkurës solli paraqitje spektakolare nga superyjet evropianë, që po vazhdojnë të lënë gjurmë në NBA.

Sponsor 3M Express

Victor Wembanyama, Luka Dončić dhe Nikola Jokić, të cilët jo vetëm që udhëhoqën skuadrat e tyre drejt fitoreve, por regjistruan edhe arritje të jashtëzakonshme individuale.

Në një mbrëmje me 14 ndeshje në program, vëmendjen kryesore e morën tre basketbollistët evropianë, me Wembanyaman që ishte protagonist i një paraqitjeje historike.

Francezi realizoi 52 pikë, 24 kërcime dhe 8 bllokada në fitoren dramatike të San Antonio Spurs ndaj Dallas Mavericks, me rezultat 112:111. Përveç rekordit personal në pikë dhe kërcime, 22-vjeçari hyri në historinë e NBA si lojtari i parë që nga viti 1974, pas Bob McAdoo, që regjistron të paktën 50 pikë, 20 kërcime dhe 5 bllokada në një ndeshje. Se Wemby do të kishte një mbrëmje rekordesh, paralajmëroi paraqitja e tij që në pjesën e parë, të cilën e mbylli me 29 pikë, 15 kërcime dhe 5 bllokada, ndërsa në fund ishte vendimtar për t’ia siguruar San Antonios fitoren e gjashtë radhazi.

Në anën tjetër, Luka Dončić vazhdoi me formën e jashtëzakonshme në këtë fillim të sezonit. Ai shënoi 40 pikë, duke shtuar edhe 9 kërcime dhe 7 asistime, në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Sacramento Kings, 116:103. Për Dončić, kjo ishte ndeshja e tij e gjashtë radhazi me të paktën 35 pikë të realizuara. Magjistari slloven, u bë lojtari i parë që nga Michael Jordan në sezonin 1988/89, i cili shënon më shumë se 300 pikë në tetë ndeshjet e para të sezonit.

Ndërkohë, Nikola Jokić vazhdoi të dëshmojë pse konsiderohet një prej basketbollistëve më të kompletuar të gjeneratës së tij. Në fitoren bindëse të Denver Nuggets ndaj Toronto Raptors, 128:109, ai regjistroi 32 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime, duke realizuar “triple-double” e tretë të sezonit dhe të 201 në karrierën e tij.

Kështu, një mbrëmje e vetme në NBA, u shndërrua në një tjetër demonstrim të ndikimit të jashtëzakonshëm të basketbollistëve evropianë. Wembanyama me një paraqitje historike, Dončić me një tjetër shpërthim ofensiv dhe Jokić me një tjetër triple-double, të tre duke udhëhequr skuadrat e tyre drejt fitoreve.

Lexo edhe

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?