Mustafa: Qeveria e dëshmoi se miliona euro të qytetarëve përfunduan në Serbi

Mustafa: Qeveria e dëshmoi se miliona euro të qytetarëve përfunduan në Serbi

Mustafa: Qeveria e dëshmoi se miliona euro të qytetarëve përfunduan në Serbi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndalur blerjen e energjisë elektrike nga Serbia, duke thënë se kjo dëshmon se miliona euro të qytetarëve të Kosovës kanë përfunduar në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka deklaruar se Qeveria deri më tani e kishte mohuar këtë praktikë, ndërsa tani, sipas tij, vetë ka dëshmuar se ajo ka ekzistuar.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se vendimi për ndalimin e kësaj praktike nuk e liron Qeverinë nga përgjegjësia për t’u dhënë qytetarëve sqarime për çështjet që lidhen me furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit.

Mustafa ka ngritur shqetësimin për situatën energjetike në vend, duke kërkuar përgjigje se si do të përballen qytetarët me dimrin, të cilin edhe vetë Qeveria po e paralajmëron si të vështirë.

Ai ka kërkuar sqarime nëse do të ketë reduktime të energjisë elektrike, sa do të zgjasin ato dhe nëse qytetarët duhet të presin rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë.

Deputeti i PDK-së ka vënë në pikëpyetje edhe planin e Qeverisë për përballimin e sezonit dimëror, duke theksuar se as kapacitetet ekzistuese prodhuese të KEK-ut nuk janë në dispozicion me kapacitet të plotë.

Në fund, Mustafa ka kërkuar nga Qeveria transparencë dhe përgjegjësi përpara qytetarëve, të cilët presin të dinë se çfarë i pret gjatë muajve të dimrit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria raportimi ekskluziv i Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçares në Prizren, dalin me njoftim rreth rastit: Një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria raportimi ekskluziv i Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçares në Prizren, dalin me njoftim rreth rastit: Një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit

Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit