Mucunski-Kasis: Integrimi evropian e forcon pozicionin e Maqedonisë në realitetin e ri gjeopolitik

Mucunski-Kasis: Integrimi evropian e forcon pozicionin e Maqedonisë në realitetin e ri gjeopolitik

Mucunski-Kasis: Integrimi evropian e forcon pozicionin e Maqedonisë në realitetin e ri gjeopolitik

Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si dhe rëndësia e OSBE-së në kontekstin aktual të sigurisë, janë prioritetet e përbashkëta që i theksuan sot në konferencën e përbashkët për media në Shkup ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesi i OSBE-së, Ignasio Kasis.

Sponsor 3M Express

Në takimin, i cili u mbajt në kuadër të vizitës së ministrit zviceran në vend, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, tregtinë, ekonominë dhe mundësitë për investime të reja dhe partneritete biznesi, si dhe për bashkëpunimin zhvillimor në periudhën 2025–2028. Të dy ministrat diskutuan gjithashtu për sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, kryesimin zviceran me OSBE-në, zhvillimet në rajon, procesin e reformave në vend dhe perspektivën e tij evropiane.

Mucunski vlerësoi se vizita ka një rëndësi të dyfishtë, pasi përveç çështjeve dypalëshe, në fokus është edhe roli i Kasis si kryesues i OSBE-së. Ai theksoi se takimi mbahet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë, por paraqet gjithashtu një mundësi për konfirmimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe të përcaktimit të përbashkët për avancimin e tyre të mëtejshëm.

“Me ministrin Kasis biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë te tregtia, ekonomia dhe investimet. Vlerësuam se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike përmes ndërlidhjes më të madhe ndërmjet komuniteteve të biznesit dhe partneriteteve të reja në më shumë fusha. Qëllimi është që bashkëpunimi ekonomik të bëhet një shtyllë edhe më e fortë e marrëdhënieve dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi edhe për qytetarët”, theksoi Mucunski.

Ai theksoi se në bisedime vëmendje e veçantë iu kushtua OSBE-së dhe zhvillimeve aktuale në rajon, me ç’rast u përshëndet angazhimi i kryesimit zviceran në kushtet e një konteksti të ndërlikuar të sigurisë.

Mucunski shprehu bindjen se nën kryesimin zviceran, OSBE-ja do të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në ndërtimin e besimit, dialogut dhe sigurisë, duke theksuar se Zvicra në këto përpjekje ka mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë.

“Ne mbetemi partnerë të OSBE-së dhe të përkushtuar ndaj parimeve, të cilat në rrethanat aktuale kanë gjithnjë e më shumë rëndësi”, tha Mucunski.

Sa i përket integrimit evropian, ai përsëriti përcaktimin e vendit për një të ardhme evropiane dhe theksoi se me Kasis biseduan për procesin e reformave dhe qëllimin strategjik të Maqedonisë, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Mucunski theksoi se qasja e Qeverisë është reale, por edhe ambicioze, me vazhdimin e reformave, afrimin me standardet evropiane dhe forcimin e lidhjeve me të gjitha shtetet evropiane.

“Me homologun Kasis u pajtuam se realiteti i ri gjeopolitik kërkon më shumë lidership, solidaritet dhe unitet. Në kohën e ndryshimeve serioze globale, na nevojiten parashikueshmëri, përgjegjësi dhe partneritete të fuqishme. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë paqen dhe prosperitetin në kontinentin evropian”, tha Mucunski.

Kasis, nga ana e tij, theksoi se Zvicra ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me Maqedoninë që nga fillimi i pavarësisë së saj, duke shtuar se kjo është vizita e tij e parë gjatë nëntë viteve në funksionin e ministrit.

Në fjalimin e tij ai veçoi tri aspekte të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit – dimensionin human dhe diversitetin, bashkëpunimin ekonomik, si dhe stabilitetin dhe integrimin evropian.

Ai shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën që vendi i ofroi Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana më 1 janar të këtij viti. Ai kujtoi se mbështetja e Maqedonisë ishte ndër të parat që mbërriti pas aksidentit, me vendin që ofroi jo vetëm solidaritet spontan, por edhe ndihmë konkrete, duke marrë parasysh përvojën e vet me tragjedinë në Koçani.

“Dua të falënderoj Maqedoninë e Veriut për solidaritetin e saj të menjëhershëm dhe të shpejtë pas tragjedisë që ndodhi nëntë muaj më vonë, më 1 janar të këtij viti në Kran-Montana të Zvicrës. Vendi juaj ishte një nga të parët që ofroi ndihmë, jo vetëm duke shprehur solidaritet spontan, por edhe duke ofruar mbështetjen e nevojshme, duke pasur parasysh përvojën që, për fat të keq, keni kaluar tashmë”, tha Kasis.

Ai gjithashtu falënderoi diasporën e Maqedonisë për kontributin në Zvicër, e cila, siç theksoi ai, numëron rreth 100,000 njerëz. Kasis vlerësoi se diaspora kontribuoi gjithashtu në inkurajimin e mbështetjes zvicerane për zhvillimin e rajonit të Ballkanit pas rënies së Jugosllavisë, kur vendet në rajon duhej të rindërtonin institucionet dhe shoqëritë e tyre.

Duke iu referuar diversitetit kulturor dhe gjuhësor, ai tha se si Zvicra ashtu edhe vendi janë udhëkryqe të kulturave, gjuhëve dhe traditave të ndryshme, gjë që përfaqëson një mundësi për pasurim të ndërsjellë.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Kasis kujtoi se presidenti i Konfederatës Zvicerane dhe ministër i Ekonomisë, Gi Parmelan, u takua me Mucunskin gjatë vizitës së tij në prill të këtij viti dhe kontribuoi në themelimin e Odës Ekonomike Zvicër-Maqedonia e Veriut.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike janë një nga segmentet më të rëndësishme që duhen zhvilluar, duke theksuar se tregtia dhe shkëmbimi ekonomik kontribuojnë në paqe dhe stabilitet.

“Marrëdhëniet ekonomike janë gjëja më e rëndësishme që duhet të zhvillohet, sepse aty ku kalojnë mallrat, nuk kalojnë armët”, tha Kasis.

Si një element të dytë të rëndësishëm të bashkëpunimit, ai theksoi programin e bashkëpunimit për zhvillim për periudhën 2025–2028, përmes të cilit Zvicra mbështet reformat që vendi dëshiron të zbatojë.

Ai shpjegoi se qëllimi është që mbështetja të zhvendoset gradualisht drejt një ndihme më konkrete për ekonominë, krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të investimit deri në vitin 2028. Në këtë mënyrë, tha ai, duhet të forcohen kapacitetet ekonomike të vendit dhe duhet të kontribuohet në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Aspekti i tretë që ai theksoi ishte stabiliteti dhe integrimi evropian. Ai theksoi se prosperiteti dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë një përparësi për Zvicrën dhe të gjithë rajonin e OSBE-së, duke mirëpritur dhe mbështetur perspektivën evropiane të vendit, të cilën ai e vlerësoi se do të kontribuonte në forcimin e pozicionit të tij në kontekstin më të gjerë të sigurisë dhe politikës.

Kasis theksoi se OSBE-ja mund të ndihmojë në procesin e integrimit duke monitoruar dhe analizuar situatën e sundimit të ligjit, si dhe duke lehtësuar marrëdhëniet me vendet fqinje. Në këtë drejtim, ai theksoi se organizata, përmes misionit të saj në vend, është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje.

“Ne duam të ruajmë besimin, sepse pa besim nuk ka siguri dhe pa siguri nuk ka prosperitet. Këto janë tre konceptet që Zvicra ka zgjedhur si slogan për OSBE-në”, tha Kasis.

Lexo edhe

Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE

Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE

Cassis në Kosovë takohet me presidenten Shiroka-Pula dhe kryeministrin Kurti, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe OSBE-ja

Cassis në Kosovë takohet me presidenten Shiroka-Pula dhe kryeministrin Kurti, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe OSBE-ja

Ndërpritet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, VV-ja s’pranon të kërkohen dëshmi nga Zyra e Kurtit

Ndërpritet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, VV-ja s’pranon të kërkohen dëshmi nga Zyra e Kurtit