MPB-ja hap konkursin për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës

MPB-ja hap konkursin për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës

MPB-ja hap konkursin për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Sipas konkursit, kandidatët duhet të jenë shtetas të Kosovës, të kenë diplomë universitare dhe së paku pesë vjet përvojë në njërën nga gradat policore: kolonel, nënkolonel ose major. Po ashtu, kërkohet që të mos kenë dënime të formës së prerë për vepra penale dhe të mos jenë ndëshkuar për shkelje të rënda disiplinore gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Aplikimi do të jetë i hapur nga 5 deri më 19 nëntor 2026, në orën 16:00. Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit dhe dokumentacionin e kërkuar fizikisht në MPB, përmes postës ose në adresën elektronike të përcaktuar në konkurs.

Sponsor 3M Express

Përzgjedhja e kandidatëve dhe intervistimi do të bëhen nga Komisioni për Emërime të Larta në Polici. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përgjegjës për udhëheqjen, administrimin dhe menaxhimin e institucionit, ndërsa i raporton drejtpërdrejt ministrit të Punëve të Brendshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur në Ferizaj