I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit

I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit

I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit lidhur me rastin e armëve që u denoncua si vjedhje, por doli inskenim.

Sponsor 3M Express

I dyshuari për këtë rast, me dashje dhe kundërligjshëm ka bërë shitjen e 110 armëve të zjarrit, që i mbante në poligon e më pas kishte kërkuar ndihmë nga Policia, duke e denoncuar rastin si vjedhje.

Dosja e Prokurorisë thotë se, “ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet V.C. nga fillimi i muajit tetor 2026 e deri më datë 30.10.2026 në Gjakovë, konkretisht në poligonin e armëve “T…”, me dashje dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për armët dhe materiet plasëse, ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 (njëqind e dhjetë) armë zjarri, të cilat dyshohet se i kishte në depon e poligonit të licencuar, personave me inicialet D.P. dhe L.U. të cilët aktualisht gjenden në arrati. Pas kësaj, i pandehuri rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se armët e njëjta i ishin vjedhur.”

I njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Ndërkaq, ndaj dy të dyshuarve të tjerë, D.P. dhe L.U. të cilët gjenden në arrati, Prokuroria ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“U bie sheqeri” dy personave në Prishtinë, “gjuhen” në aksion për të vjedh çokollata

“U bie sheqeri” dy personave në Prishtinë, “gjuhen” në aksion për të vjedh çokollata

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kurti takon gjeneralmajorin Osborn, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së

Kurti takon gjeneralmajorin Osborn, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së

I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit | Momenti