Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn.

Kurti tha se e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

Sponsor 3M Express

“Partneritet i dyfishtë i Republikës sonë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik.

Biseduam për hapat tonë të parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u pajtuam për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“U bie sheqeri” dy personave në Prishtinë, “gjuhen” në aksion për të vjedh çokollata

“U bie sheqeri” dy personave në Prishtinë, “gjuhen” në aksion për të vjedh çokollata

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kurti takon gjeneralmajorin Osborn, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së

Kurti takon gjeneralmajorin Osborn, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së