Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Presidencës, dekorata iu nda gjeneralit Osborn në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij rasti, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë së Kosovës.

“Në këtë kontekst, Presidentja shprehu mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Ajo theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“U bie sheqeri” dy personave në Prishtinë, “gjuhen” në aksion për të vjedh çokollata

“U bie sheqeri” dy personave në Prishtinë, “gjuhen” në aksion për të vjedh çokollata

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kurti takon gjeneralmajorin Osborn, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së

Kurti takon gjeneralmajorin Osborn, diskutojnë për zhvillimin e FSK-së