Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

Jose Mourinho raportohet se ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e talentit të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, ndërsa Real Madridi po synon të forcojë pozitat në garën për transferimin e tij.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit Alvaro Esteban, trajneri i Real Madridit është përfshirë personalisht në përpjekjet e klubit për ta siguruar shërbimin e Gabrielit, duke zhvilluar bisedime me rrethin e tij për një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.

Ky zhvillim vjen pas raportimeve se Real Madridi është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e 16-vjeçarit.

Gjiganti spanjoll ka bërë përparime të rëndësishme në këtë drejtim, pavarësisht konkurrencës nga Barcelona dhe klubet e tjera evropiane.

Sky Sports raportoi të mërkurën se madrilenët kanë arritur një marrëveshje verbale me Gabrielin për një transferim të mundshëm në janar. Megjithatë, ende nuk ka pasur kontakte zyrtare mes klubeve, ndërsa Manchester Unitedi vazhdon të jetë klubi aktual i futbollistit.

Gabriel kishte kërkuar largimin nga ‘Old Trafford’ në shtator, pasi ishte i pakënaqur me mungesën e mundësive për të luajtur në ekipin e parë. Që atëherë, ai është duke u stërvitur në Spanjë, teksa po shqyrton hapin e radhës në karrierën e tij.

Talenti anglez iu bashkua Manchester Unitedit në moshën 11-vjeçare dhe sezonin e kaluar u shpall Lojtari i Vitit në Ligën Premier për grupmoshën U18.

Ai konsiderohet si një prej talenteve më premtues të futbollit anglez./Telegrafi/

Lexo edhe

A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

A do të rikthehet tek ish-klubi i tij? Lionel Messi merr vendim për të ardhmen

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5