Trump paralajmëron marrëveshje të re sigurie për Ukrainën, thotë se mund të përfshijë gjithë Evropën

Trump paralajmëron marrëveshje të re sigurie për Ukrainën, thotë se mund të përfshijë gjithë Evropën

Trump paralajmëron marrëveshje të re sigurie për Ukrainën, thotë se mund të përfshijë gjithë Evropën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar një marrëveshje të re të sigurisë për Ukrainën, e cila sipas tij mund të përfshijë të gjithë Evropën.

Deklarata e tij erdhi pas takimit të enjten me një të dërguar të lartë rus, por mungesa e detajeve rreth propozimit ka shkaktuar paqartësi në kryeqytetet evropiane, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

“Do të jetë një marrëveshje e madhe. Ajo do të përfshijë më shumë se Ukrainën dhe mund të them se mund të përfshijë edhe të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe, e bukur dhe të gjithë do të jenë të kënaqur”, deklaroi Trump para gazetarëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan i bëri këto komente pas takimit me Kirill Dmitrievin, drejtorin ekzekutiv të fondit sovran të pasurisë së Rusisë, ndaj të cilit janë vendosur sanksione dhe që shërben si i dërguar i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, publikoi të enjten një deklaratë në platformën X, ku argumentoi se nevojitet një “arkitekturë më e gjerë e sigurisë evropiane”, e cila do të adresonte shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve, do të zvogëlonte rrezikun e konflikteve të ardhshme dhe do të krijonte një mjedis më të qëndrueshëm e të parashikueshëm.

“Për më shumë se 30 vjet, Evropa dhe Rusia kanë pasur vështirësi në krijimin e një kornize të qëndrueshme të sigurisë. Dekada mosbesimi, shqetësime konkurruese për sigurinë dhe pasojat shkatërruese të kësaj lufte e bëjnë këtë një sfidë jashtëzakonisht të vështirë, por thelbësore për një paqe afatgjatë”, thuhet në deklaratën e Kushnerit.

Megjithatë, në deklaratën e tij, Kushner nuk përmendi se ishte Rusia ajo që nisi pushtimin e Ukrainës, si dhe as sulmet hibride për të cilat vendet evropiane fajësojnë Moskën.

Ai gjithashtu bëri thirrje për “transparencë më të madhe ushtarake dhe masa reciproke për të zvogëluar rreziqet e përshkallëzimit” ndërmjet Rusisë dhe Evropës.

Kjo deklaratë mund të shkaktojë shqetësim në disa vende evropiane, duke pasur parasysh qëndrimin e vazhdueshëm të Moskës se prania e NATO-s në Evropën Lindore përbën në vetvete një përshkallëzim të situatës.

Kushner bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar së fundmi bisedime me Ukrainën, NATO-n dhe partnerë të tjerë evropianë. Sipas tij, Trump ka avancuar gjithashtu diskutimet për sigurinë me liderët evropianë.

Megjithatë, disa zyrtarë evropianë, të cilët kanë njohuri për zhvillimet rreth luftës në Ukrainë, i kanë thënë CNN-it se nuk e dinë se për çfarë marrëveshjeje apo diskutimesh po flet presidenti amerikan.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk ka shumë informacione për kornizën e re të mundshme të sigurisë të propozuar nga Trump. Ai paralajmëroi se një marrëveshje e drejtpërdrejtë ndërmjet Rusisë dhe Evropës nuk do të ishte e thjeshtë dhe mund të paraqiste rreziqe.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Më shumë se një ndryshim emri: Trump e vendos “Super Inteligjencën” në qendër të strategjisë amerikane

Më shumë se një ndryshim emri: Trump e vendos “Super Inteligjencën” në qendër të strategjisë amerikane

​Prattipati pret gjeneralin amerikan Osborn, vlerëson kontributin në zhvillimin e partneritetit Ajovë-Kosovë

​Prattipati pret gjeneralin amerikan Osborn, vlerëson kontributin në zhvillimin e partneritetit Ajovë-Kosovë

Inspektorati i Punës zhvillon aksion në Mitrovicë, ndalohet veprimtaria e dy lokaleve të natës

Inspektorati i Punës zhvillon aksion në Mitrovicë, ndalohet veprimtaria e dy lokaleve të natës

Trump paralajmëron marrëveshje të re sigurie për Ukrainën, thotë se mund të përfshijë gjithë Evropën | Momenti