Mot me shi, në viset malore edhe borë

Mot me shi, në viset malore edhe borë

Mot me shi, në viset malore edhe borë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here.

Sponsor 3M Express

IHK thekson se të shtunën pritet mot më i ftohtë, me vranësira dhe riga shiu, ndërkaq, në viset malore parashihen reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 4 deri 7 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1–7m/s.

Ndërkaq, të dielën do të ketë vranësira të dendura po thuaj në gjithë territorin, por edhe mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë, ndërkaq ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë.

Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet me mot të freskët dhe të paqëndrueshëm, me reshje shiu në të dyja ditët, ndërsa të dielën pritet të jetë më ngrohtë.

KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Gjatë fundjavës, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të pafavorshme, si pasojë e motit të vranët, reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta.

Këto kushte mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht te personat me sëmundje kronike, reumatike dhe probleme kardiovaskulare.

Të dielën, me rritjen e temperaturave, pritet një përmirësim i lehtë i kushteve biometeorologjike, megjithëse vranësirat dhe reshjet e mundshme të shiut do të vazhdojnë të ndikojnë në ndjesinë e motit. Në përgjithësi, rekomandohet veshje e përshtatshme për mot të freskët dhe kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

Reshjet e shiut gjatë fundjavës do të ndikojnë pozitivisht në lagështinë e tokës dhe furnizimin me ujë të kulturave bujqësore. Temperaturat e ulëta, sidomos në viset malore, kërkojnë kujdes ndaj kulturave të ndjeshme.

Lagështia e shtuar do të favorizojë zhvillimin e kulturave dimërore. Kushtet e lagështa mund të vështirësojnë punët në parcelat bujqësore. Rekomandohet shmangia e punimeve në tokat e lagështa dhe kontrolli i gjendjes së kulturave bujqësore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara

Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara