Tentoi ta godiste policin me veturë, pastaj e sulmoi dy herë me kokë në ballë – merret vendimi për 30-vjeçarin në Vushtrri

Albert Mehmeti, rreth 30-vjeçar, i arrestuar nën dyshimin se tentoi ta godiste me veturë një zyrtar policor në Vushtrri dhe më pas e sulmoi fizikisht, është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë së Shtetit, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë pas intervistimit të tij nga hetuesit rajonalë, lidhur me incidentin e së premtes, më 13 nëntor, në Vushtrri.

Siç raportoi Sinjali, ngjarja kishte nisur rreth orës 10:15, derisa zyrtarët policorë po shqiptonin gjoba për parkime të parregullta.

Sipas informacioneve, Mehmeti dyshohet se kishte tentuar ta godiste me veturë njërin prej policëve, i cili kishte arritur të shmangej.

Më pas, i dyshuari ishte larguar me veturë, duke i drejtuar policit fjalë fyese dhe kërcënuese.

Njësia policore ishte vënë në ndjekje dhe kishte arritur ta ndalonte në rrugën “Wesley Clark”.

Gjatë ndalimit, 30-vjeçari dyshohet se kishte refuzuar t’ua dorëzonte dokumentet policëve dhe nuk kishte përfillur urdhrat e tyre.

Situata kishte eskaluar kur zyrtarët e kishin njoftuar se do të arrestohej. Sipas burimeve, ai kishte dalë nga vetura dhe e kishte goditur dy herë me kokë në ballë njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia kishte konstatuar gjithashtu se Mehmeti e kishte patentë-shoferin të konfiskuar, ndaj ia kishte sekuestruar edhe automjetin.

Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve Rajonale dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara

Rron Isufi eliminohet nga “Big Brother VIP Kosova 5”, bëhet banori i dytë që largohet nga gara