Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe shtrëngata

Shqipëria të shtunën pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.

Sponsor 3M Express

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në ekstremin veriperëndimor.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut priten të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në veriperëndim dhe jugperëndim reshje me intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.

Valëzim në dete të forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

“Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë