Kaos në aeroportet amerikane, mijëra udhëtarë mbeten të bllokuar pas ndërprerjes së fluturimeve

Kaos në aeroportet amerikane, mijëra udhëtarë mbeten të bllokuar pas ndërprerjes së fluturimeve

Kaos në aeroportet amerikane, mijëra udhëtarë mbeten të bllokuar pas ndërprerjes së fluturimeve

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) ka hequr të premten ndalesën mbarëkombëtare të fluturimeve, pasi një defekt në sistemin e komunikimit të qendrave të kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aeroportet amerikane.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, njoftoi se hapësira ajrore e SHBA-së u rihap në orën 20:15 sipas kohës lindore, përkatësisht në orën 01:15 sipas kohës GMT. Megjithatë, ai paralajmëroi se rifillimi i fluturimeve do të bëhet gradualisht dhe se do të nevojitet kohë deri në rikthimin e operimeve në normalitet.

Sponsor 3M Express

“Do të jetë një proces i ngadaltë”, deklaroi Duffy para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas të dhënave të FlightRadar24, si pasojë e ndërprerjes janë anuluar mbi 6 mijë e 600 fluturime, ndërsa 8 mijë e 600 të tjera kanë pësuar vonesa. Ndërkohë, për të dielën janë anuluar paraprakisht edhe rreth 1 mijë e 500 fluturime.

Duffy bëri të ditur se dhjetëra mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroporte të ndryshme të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se kishte diskutuar për situatën me presidentin Donald Trump, së bashku me sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin.

Problemi nisi rreth orës 15:36, kur qendrat e kontrollit të trafikut ajror përjetuan paqëndrueshmëri në sistemet e radarëve dhe komunikimit.

Sipas Duffy-t, ndërprerja u shkaktua pasi ndërprerësit dhe pajisjet e rrjetit u mbingarkuan nga sasia e të dhënave, duke prodhuar mospërputhje në informacionin e transmetuar.

Ai theksoi se sistemi nuk e humbi plotësisht funksionimin e radarëve apo komunikimin dhe se, pavarësisht problemeve, mijëra aeroplanë arritën të ulen në mënyrë të sigurt.

Sekretari i Transportit tha se problemi i menjëhershëm është zgjidhur dhe se fluturimi është i sigurt, por paralajmëroi se sistemi i vjetërsuar i kontrollit të trafikut ajror ka nevojë për një modernizim të gjerë.

Kërkohen 50 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit

Duffy fajësoi Kongresin amerikan për mungesën e financimit të nevojshëm për zëvendësimin e infrastrukturës së vjetër dhe kërkoi 50 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Transportit kishin kërkuar më herët miratimin e 30.1 miliardë dollarëve për përmirësimin e aeroporteve dhe infrastrukturës së aviacionit në vend.

Nga ana tjetër, sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi se deri më tani nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik apo nga një sistem i pakontrolluar i inteligjencës artificiale.

Megjithatë, ai tha se hetimet janë ende në vazhdim dhe se Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) po bashkëpunon me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Sipas dy zyrtarëve të industrisë së aviacionit, ndërprerja dyshohet se ka prekur një rrjet telekomunikacioni të menaxhuar nga kompania L3Harris Technologies, i cili mundëson frekuencat radiofonike të përdorura nga kontrollorët ajrorë për komunikimin me pilotët.

Kompania L3Harris nuk ka dhënë ende një koment lidhur me incidentin.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

“Një komb, një zemër, një qëllim” – FFK me mesazh motivues para betejës jetike të Kosovës ndaj Izraelit

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Prizren

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë