GTA VI vazhdon të zbulojë situata të pazakonta dhe humoristike, të cilat po tërheqin vëmendjen e lojtarëve.

Në një prej skenave që po qarkullon në internet, një grua e moshuar, e cila lëviz me një skuter elektrik për persona me vështirësi në lëvizje, i afrohet personazhit të lojës dhe i kërkon para.
Kur lojtari refuzon, ajo nis ta fyejë me një varg shprehjesh, përpara se të largohet qetësisht me skuterin e saj.
Kjo skenë është një tjetër shembull i situatave të pazakonta që lojtarët mund të hasin në botën e hapur të GTA VI. /Telegrafi/





