Ministri Demiri zhvilloi takim me Ministrin Çeku

Ministri Demiri zhvilloi takim me Ministrin Çeku

Ministri Demiri zhvilloi takim me Ministrin Çeku

Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Hajrullah Çeku.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me avancimin e arsimit në gjuhën boshnjake, përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, sigurimin e teksteve shkollore dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, u trajtuan çështjet e mbështetjes financiare për tekstet shkollore në gjuhën boshnjake dhe turke, përmirësimit të legjislacionit në fushën e arsimit, si dhe krijimit të mundësive të barabarta për studentët e komuniteteve joshumicë.

Në kuadër të takimit u diskutuan edhe shqetësimet lidhur me mundësinë e mbylljes së disa shkollave fillore në komunën e Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e garantimit të qasjes së barabartë në arsim.

Ministri Demiri ritheksoi përkushtimin për avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në përfundim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në adresimin e çështjeve të diskutuara.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Nipi i Haxhi Avdylit ekstradohet në ShBA për mashtrim me kartela bankare

Nipi i Haxhi Avdylit ekstradohet në ShBA për mashtrim me kartela bankare