Ana e errët e statistikave të Doncicit, shifrat tregojnë pse Lakers nuk mund ta fitojnë NBA-në me të vetëm

Luka Doncic po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit në NBA, por statistikat e tij zbulojnë edhe një problem që mund të jetë pengesë për Los Angeles Lakers në garën për titullin.

Sponsor 3M Express

Ylli slloven është golashënuesi më i mirë i ligës me mesatare prej 37.2 pikësh për ndeshje. Ai ka regjistruar shtatë ndeshje me të paktën 40 pikë dhe dy me 50 pikë, ndërsa është bërë lojtari i vetëm në histori që ka arritur 550 pikë, 100 kërcime dhe 100 asistime në 15 ndeshjet e para të një sezoni.

Megjithatë, sipas analizës së Marca-s, një statistikë ngre pikëpyetje për mundësitë e Lakers për të fituar titullin. Doncic ka një normë përdorimi prej 40.29 për qind, që tregon se sa shpesh përfundon aksionet sulmuese të skuadrës kur është në parket.

Problemi qëndron te fakti se asnjë lojtar në historinë e NBA-së nuk e ka fituar titullin me një normë përdorimi mbi 35 për qind. Në këtë sezon, Doncic kryeson këtë kategori, përpara Shai Gilgeous-Alexander dhe Victor Wembanyamas.

telegrafi.com

Askush nuk fiton i vetëm

Edhe emrat më të mëdhenj të basketbollit e dëshmojnë këtë. Michael Jordan, pavarësisht se në sezonet e para kishte një normë përdorimi mbi 38 për qind, në gjashtë sezonet kur fitoi titullin me Chicago Bulls e kishte këtë shifër nga 31.7 deri në 34.7 për qind, me Scottie Pippen si bashkëlojtarin kryesor.

As Kobe Bryant nuk e fitoi titullin në sezonet kur kishte normë përdorimi mbi 35 për qind.

Sipas analizës së Marca-s, Doncic ka nevojë për më shumë mbështetje nga bashkëlojtarët, përfshirë Austin Reaves, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit.

Përfundimi është i qartë: pavarësisht statistikave individuale mbresëlënëse, Lakers nuk mund të mbështeten vetëm te ylli slloven nëse synojnë titullin e NBA-së. /Telegrafi/

Lexo edhe

E denoncon ish të dashurin për sulm me grushte e shqelma në Fushë Kosovë – 48-vjeçari përfundon në ndalim

E denoncon ish të dashurin për sulm me grushte e shqelma në Fushë Kosovë – 48-vjeçari përfundon në ndalim

Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të para të borës në disa zona të Kosovës

Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të para të borës në disa zona të Kosovës

Nuk përmbahen, Arlinda dhe Nichi përplasen me tone të larta (VIDEO)

Nuk përmbahen, Arlinda dhe Nichi përplasen me tone të larta (VIDEO)