Bajrami propozon strategji juridike për ankesën ndaj aktgjykimit të Speciales

Bajrami propozon strategji juridike për ankesën ndaj aktgjykimit të Speciales

Bajrami propozon strategji juridike për ankesën ndaj aktgjykimit të Speciales

Akademiku Arsim Bajrami ka publikuar një propozim juridik dhe profesional për strategjinë e mbrojtjes në apel të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Bajrami ka bërë të ditur se, duke pasur parasysh se Grupi Punues për hartimin e Strategjisë për Mbrojtjen e Krerëve të UÇK-së po zhvillon punën në mënyrë konfidenciale, dëshiron të kontribuojë publikisht në këtë proces përmes një propozimi të veçantë juridik dhe profesional, të adresuar ekipeve mbrojtëse.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, propozimi synon të ofrojë një platformë konceptuale dhe një kornizë të strukturuar argumentimi për shqyrtimin e çështjeve historike, juridike, penale dhe procedurale që mund të kenë rëndësi në procedurën e apelit.

Strategjia përqendrohet në dhjetë shtylla themelore, përfshirë kundërshtimin e konstatimeve faktike dhe juridike të aktgjykimit, përgjegjësinë penale individuale, doktrinën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, vlerësimin e provave dhe respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë.

Bajrami thekson se bashkëpunimi politik, pozitat organizative dhe ushtarake apo kontaktet ndërmjet drejtuesve të UÇK-së nuk përbëjnë, në vetvete, prova të pjesëmarrjes në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Ai vlerëson se përgjegjësia penale duhet të provohet individualisht dhe përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërsa pozita politike ose organizative nuk mund të zëvendësojë provën e elementeve të veprës penale.

Në përfundim, akademiku Bajrami propozon që objektivi kryesor i ankesave të jetë përmbysja e aktgjykimit të shkallës së parë dhe nxjerrja e aktgjykimit lirues për secilin nga katër të akuzuarit.

Ai ka theksuar se ky propozim nuk synon të ndërhyjë në punën e Grupit Punues apo të zëvendësojë strategjitë e pavarura të avokatëve mbrojtës, por të shërbejë si material plotësues për analizë dhe debat profesional.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Nipi i Haxhi Avdylit ekstradohet në ShBA për mashtrim me kartela bankare

Nipi i Haxhi Avdylit ekstradohet në ShBA për mashtrim me kartela bankare