Ministrat e Jashtëm të G7 mblidhen në Paris, merr pjesë edhe Kurti

Ministrat e Jashtëm të G7 mblidhen në Paris, merr pjesë edhe Kurti

Ministrat e Jashtëm të G7 mblidhen në Paris, merr pjesë edhe Kurti

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris.

Sponsor 3M Express

Në këtë takim të dytë zyrtar dy ditor të organizuar nën presidencën franceze, ministrat pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre mbi ngjarjet kryesore aktuale në politikën ndërkombëtare, veçanërisht në zgjidhjen e krizave.

Por sot edhe nesër në Paris zhvillohet po ashtu edhe Forumi i Paqes.

Në këtë organizim pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti po qëndron prej disa ditësh në Francë, ndërsa nga Qeveria u bë e ditur se ai do të do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.”, thuhej në njoftim. /kp/

Lexo edhe

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje

34 aksidente dhe 1836 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

34 aksidente dhe 1836 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë