“Nuk mund të shkruaja një histori më të bukur”, Fisnik Asllani reagon pasi shënoi golin e parë në Bundesliga

Fisnik Asllani ka përjetuar një mbrëmje të veçantë në Bundesligë, duke shënuar golin e tij të parë të sezonit në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalke 04 me rezultat 2-1.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi që në minutën e 10-të të takimit, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius. Asllani i bëri presion portierit, ndërsa pas një ndërhyrjeje të tij me këmbë, topi përfundoi mbi Kariusin dhe në rrjetë.

Pas ndeshjes, 24-vjeçari pranoi se kishte pasur edhe pak fat në realizimin e golit, por theksoi se gjithçka nisi nga presioni dhe lëvizja e tij në momentin e duhur.

“Pati pak fat që topi përfundoi në rrjetë në atë mënyrë, kjo është e vërtetë. Por nuk ishte vetëm fat, sepse unë bëra atë vrapim. Vetëm në atë mënyrë mund të shënohej goli. Nëse nuk do ta bëja atë lëvizje, goli nuk do të realizohej”.

Për Hoffenheimin, kjo fitore erdhi pas disa javësh tejet të ngarkuara, me nëntë ndeshje të zhvilluara brenda 29 ditësh. Trajneri Christian Ilzer dhe sulmuesi kosovar pranuan se skuadra kishte ndier lodhjen, sidomos për shkak të mungesave dhe numrit të kufizuar të lojtarëve që mund të përballonin këtë ritëm.

“Kur luan katër javë rresht me ndeshje edhe gjatë mesjavës, është një ngarkesë shumë e madhe. Ndoshta sot na mungoi ajo cilësi shtesë ndaj Schalkes, sidomos kur ke edhe mungesa. Kohët e fundit dukej sikur të njëjtët 12 apo 13 lojtarë ishin gjithmonë në formacionin titullar”, u shpreh Asllani.

Megjithatë, sulmuesi i Kosovës theksoi se i pëlqen një kalendar i tillë, pasi preferon të luajë sa më shpesh sesa të kalojë më shumë kohë në stërvitje.

“Unë jam dikush që e pëlqen këtë. Preferoj të luaj, asgjë nuk është më e mirë sesa të kesh ndeshje çdo disa ditë. Më mirë kështu sesa të stërvitem”.

Por, ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë gol ishte një arsye familjare. Asllani zbuloi se realizimi i parë në Bundesligë për këtë sezon erdhi pikërisht në ditëlindjen e babait të tij, të cilit ia dedikoi këtë dhuratë.

“Golat gjithmonë më japin një ndjenjë të veçantë, është gjithmonë diçka shumë e bukur. Por sot është edhe ditëlindja e babait tim. Ky ishte praktikisht dhurata ime për të. Goli im i parë në Bundesligë këtë sezon, nuk mund të shkruaja një histori më të bukur se kjo”./Telegrafi/

Lexo edhe

G7 mblidhet në Francë, Rubio diskuton sfidat ndërkombëtare me aleatët

G7 mblidhet në Francë, Rubio diskuton sfidat ndërkombëtare me aleatët

Zjarret pyjore në Indonezi shkaktojnë ndotje ekstreme, familjet mbyllen në shtëpi.

Zjarret pyjore në Indonezi shkaktojnë ndotje ekstreme, familjet mbyllen në shtëpi.

Ministria e Mjedisit këmbëngul në rrënimin e digës në lumin Mirusha, komuna e Malishevës kundërshton – kërkon projekt për ndërtimin e një të reje

Ministria e Mjedisit këmbëngul në rrënimin e digës në lumin Mirusha, komuna e Malishevës kundërshton – kërkon projekt për ndërtimin e një të reje

“Nuk mund të shkruaja një histori më të bukur”, Fisnik Asllani reagon pasi shënoi golin e parë në Bundesliga | Momenti