Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me mjet të mprehtë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti u iniciua si “Kanosje”.
“Obiliq 08.11.2026, 15:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv




