Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime

Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime

Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime

Kryeministri Hristijan Mickoski sonte, nëpërmjet një videomesazhi, informoi se sot, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, ai dhe ekipi i tij qeveritar zhvilluan disa takime dhe aktivitete afariste.

Sponsor 3M Express

Përveç takimeve me “Dojçe Telekom”, ku u bë fjalë për investime shtesë në Maqedoni, jo vetëm në tregun e telekomunikacionit, por edhe në shëndetësi, teknologji inteligjente dhe industri tjera, ekipi qeveritar, i udhëhequr nga Mickoski, zhvilloi takime edhe me Odën ekonomike gjermane.

Sipas kryeministrit, bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë po thellohet, ndërsa qëllimi është më shumë investime dhe PBB më e lartë.

“Sot në Bon patëm agjendë vërtet të suksesshme dhe, do të thosha, mjaft dinamike. Ditën e nisëm me takime në kompaninë ‘Dojçe Telekom’, e cila disa dekada është e pranishme edhe te ne, në tregun tonë. Ajo për të cilën biseduam sot me drejtorin kryesor të ‘Dojçe Telekom’ janë investimet e tyre të mundshme shtesë në Maqedoni, në tregun e telekomunikacionit, por nuk u kufizuam vetëm këtu. Biseduam edhe për investime të mundshme të ‘Dojçe Telekom’ në fusha të tjera, si shëndetësia, teknologjia inteligjente dhe industri tjera që do të sjellin vlerë të madhe të shtuar për ekonominë e Maqedonisë dhe, në këtë mënyrë, do ta rrisin praninë e ‘Dojçe Telekom’-it në Maqedoni, por edhe në rajon”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në kuadër të vizitës në Bon, zhvilluan edhe takime me Odën ekonomike gjermane.“Të pranishme ishin shumë kompani që kanë investime në Maqedoni, por edhe kompani të cilat kanë ambicie të investojnë në Maqedoni. Biseduam për përvojat e tyre të deritanishme, për mënyrat se si t’i bëjmë investimet e tyre më të suksesshme, por njëkohësisht folëm edhe për rritjen e investimeve dhe kapaciteteve të tyre, gjë që do të rriste edhe prodhimin e brendshëm bruto të ekonomisë së Maqedonisë”, tha kryeministri.

Ai shtoi se në përgjithësi, kanë kaluar një ditë vërtet të suksesshme në Gjermani, në Bon dhe gjithçka për të cilën biseduan sot, natyrisht, do të sjellë vlerë të shtuar për cilësinë e jetës në Maqedoni dhe të qytetarëve të saj.

“Përshëndetje të përzemërta nga Dyseldorfi dhe nesër vazhdojmë vizitën tonë në Gjermani”, ka shkruar Mickoski.

Në delegacionin qeveritar, përveç kryeministrit, janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe drejtori i ZZHTI-së, Goce Dimovski

Lexo edhe

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime | Momenti