Mexhiti: BDI po tenton ta keqpërdorë Badinterin për ta bllokuar Ligjin për provimin e jurisprudencës në shqip

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin e tij në Facebook shkruan se BDI po tenton që nëpërmes Badenterit të bllokojë ligjin për gjuhën shqipe.

Sponsor 3M Express

“BDI sot me krekosje po kërcënon se do ta bllokojë Ligjin për provimin e jurisprudencës në Parlament duke keqpërdorur Badinterin – parimin kushtetues i cili është ndërtuar si mekanizëm që duhet të mbrojë shqiptarët nga majorizimi.

Por, parimi i Badinterit është rezultat i negociatave për Marrëveshjen e Ohrit. Palë negociuese në atë proces nuk kanë qenë partitë politike, por kanë qenë shqiptarët dhe maqedonasit.

Prandaj: Parimi i Badinterit nuk është mekanizëm i ndërtuar që shqiptari ta bllokojë shqiptarin; Badinteri nuk është instrument për gara partiake mes partive shqiptare; Votimi i dyfishtë u bë mekanizëm kushtetues që t’i mbrojë shqiptarët nga majorizimi, jo të majorizojë disa shqiptarë nga shqiptarë të tjerë.

Keqpërdorimi i Badinterit sot për interesa partiake rrezikon të prodhojë domino efekt nesër, kur secili subjekt partiak mund të kujtohet që të gjejë forma për ta manipuluar votimin e dyfishtë dhe për të mbivotuar shqiptarët.

Pra, Badinteri nuk guxon të keqpërdoret nga opozita shqiptare si instrument bllokues kundër një ligji që avancon të drejtat e shqiptarëve dhe që, për herë të parë në historinë e vendit, u mundëson studentëve shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare”, shkrun Mexhit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë

Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 sesa një vit më parë